Gazetari rus: Përdorimi i armëve bërthamore do të thotë fundi i njerëzimit

Gazetari rus: Përdorimi i armëve bërthamore do të thotë fundi i njerëzimit

Gazetari rus dhe fituesi i çmimit Nobel të vitit të kaluar Dmitry Muratov dënoi propagandën e Moskës duke bërë thirrje për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, që do të ishte “fundi i njerëzimit”.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që armët bërthamore të përdoren,” u tha Muratov gazetarëve në Gjenevë.

Kremlini ka vënë forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Presidenti rus Vladimir Putin foli për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike, të cilat sipas doktrinës ushtarake ruse mund të përdoren për të detyruar kundërshtarët të tërhiqen.


Duke folur me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Muratov, redaktori i medias së Novaya Gazeta, së cilës iu desh të pezullonte punën pas ndërhyrjes ruse, vlerëson se makineria propagandistike e Kremlinit po përpiqet ta bëjë përdorimin e armëve bërthamore më të pranueshme për publikun rus.

“Për dy javë, ne kemi dëgjuar në televizion se kapanonet e armëve bërthamore duhet të jenë të hapura. Dhe ne po dëgjojmë se si duhet të përdoren këto armë të tmerrshme nëse dërgimi i armëve në Ukrainë vazhdon,” tha laureati i Nobelit, duke iu referuar ndihmës së armatosur perëndimore për vendin e sulmuar.

Ndryshe nga propaganda e autoriteteve ruse, thekson Muratov, përdorimi i armëve bërthamore nuk do të thoshte “fundi i luftës”, por “fundi i njerëzimit”.

Muratov e quajti “pushtetin absolut pa kufizime” që Putin posedon gjënë më të tmerrshme në Rusi për momentin.

Nëse ai vendos që armët bërthamore duhet të përdoren, askush “nuk mund ta ndalojë atë të marrë atë vendim, as parlamenti, as shoqëria civile, as publiku”, paralajmëroi gazetari rus.

Lexo edhe

Video