Gazeta spanjolle AS: Laporta ka nisur punën për transferimin e Ronaldos në Barcelonë

Gazeta spanjolle AS: Laporta ka nisur punën për transferimin e Ronaldos në Barcelonë

Mediumi i njohur spanjoll  “AS” ka lëshuar një lajm senzacional përmes të cilit pretendon se presidenti i Barcelonës Joao Laporta ka nisur planifikimet për ta sjellë në “Camp Nou” sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldo.

Me yllin argjentinas Lionel Messi i cili është shumë afër vazhdimit të kontratës, Laporta dëshiron t’iu bëjë një tjetër dhuratë të madhe tifozëve të klubit duke e bërë Ronaldon partnerin Messit në sulm, përcjellë KosovaPress.


Gjithnjë sipas “AS”, një propozim konkret ende nuk i është bërë agjentit të Ronaldos Jorge Mendez, por ideja e Laportas është që Juventusit t’i ofrohen dy lojtarë duke përfshirë mesfushorin Philippe Coutinho dhe sulmuesin Antoine Griezmann.

Një marrëveshje potenciale mund të arrihej vetëm nëse Juventusi do të pranonte kompensime teknike sepse Barcelona është në një pozitë jo të mirë financiare dhe ofrimet e deritanishme si Aguero, Depay e Garcia kanë ardhur si lojtarë me kosto zero për shkak se kishin mbetur pa kontrate me klubet e tyre përkatëse.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.