Gattuso vetëm barazim në ndeshjen e parë kundër Milanit si trajner

Gattuso vetëm barazim në ndeshjen e parë kundër Milanit si trajner

Napoli dhe Milan janë ndarë sonte në paqe duke luajtur baras 2:2, në ndeshjen e javës 32 të Serie A.

Mysafirët erdhën të parët në epërsi në ‘Sao Paolo’, me golin e Hernandez në minutën 20, ndërsa shifrat i barazoi  Di Lorenzo katërmbëdhjetë minuta më vonë.

Napoli ishte skuadër dukshëm më e mirë në 45 minutat e para. Nëntë goditje, prej të cilave shtatë në kornizë të portës, derisa Milan nga një rast i vetëm arriti të shënojë gol.


Në pjesën e dytë ishin serish vendësit ata që kërkuan golin e fitores të cilin arritën përmes Mertnes në minutën 60.

Mysafirët barazuan përmes Kessie në minutën 73 nga penalltia. Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Milan mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Saelemaekers u ndëshkua me karton të kuq

Napoli aktualisht është i gjashti me 51 pikë dhe Milani i shtati me 49 pikë. Vendi i gjashtë çon në kualifikimet për në Evropa Ligë, dhe i pesti, i cili aktualisht është Roma, çon direkt në gara.

Kjo ishte ndeshja e parë e Gennar Gattuso si trajner kundër Milan, klub ky në të cilin ai kaloi 13 vjet, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video