Gattuso arrin marrëveshje me gjigantin francez

Gattuso arrin marrëveshje me gjigantin francez

Ish-lojtari i Italisë, Gennaro Gattuso pritet të takohet sot me drejtorët e Marsejës për të nënshkruar kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1.

Fabrizio Romano konfirmon se ish- trajneri i Napolit dhe Milanit ka zbarkuar në Francë dhe sot do të nënshkruajë kontratë me Marsejën.

Sipas “Calciomercato.com”, Gattuso do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2024 me një opsion për një sezon të mëtejshëm.


Gattuso ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Lyonit në fillim të këtij muaji, por klubi francez më pas zgjodhi ish-bashkëlojtarin e tij italian Fabio Grosson, përcjellë KosovaPress.

Gattuso ka drejtuar tashmë tre klube të huaja në karrierën e tij: Sion në Zvicër, OFI Kretë në Greqi dhe Valencia në Spanjë.

Ai u shkarkua nga skuadra e La Ligës janarin e kaluar pasi fitoi vetëm shtatë ndeshje nga 22 sosh.

Lexo edhe

Video