Gatishmëria e qendrave të mjekësisë familjare të Gjilanit në nivelin maksimal

Gatishmëria e qendrave të mjekësisë familjare të Gjilanit në nivelin maksimal

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar me nga drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kanë vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare, në fshatin Malishevë, Uglarë dhe Pogragjë.

Ismajli ka falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët, që janë në frontin e parë të kësaj beteje, për punën dhe sakrificën e tyre.

“Personeli i këtyre qendrave mjekësore janë të përkushtuar vazhdimisht të punojnë në terren dhe në ordinancat e QMF-ve. Është përkushtim maksimal i mantel-bardhëve për të ofruar shërbime shëndetësore nëpër të gjitha fshatrat”, ka thënë nënkryetari Ismajli.


Ai tha se nga këshillat e këtyre fshatrave është informuar në lidhje me bashkëpunimin me Qendrën Emergjente për t’iu dalë në ndihmë të gjithë banorëve.

“Këshillave të këtyre fshatrave, iu premtova që jemi së bashku në këtë rrugë të përbashkët, ku bashkërisht do t’i trajtojmë kërkesat dhe nevojat e tyre, në të mirë të gjithë banorëve”, ka potencuar Ismajli.

 

Lexo edhe

error: