Gastronomët protestojnë para qeverisë

Në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, Shoqata e Gastronomëve e Kosovës po organizon sonte një protestë në Prishtinë.

Qeveria dje në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30.

Ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.


Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

Ndryshe, nesër SHGK do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Lexo edhe

Video

error: