Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Gastronomet ndalin punën për 11 ditë, nëse vazhdon mbyllja nuk do ta respektojnë

Gastronomet ndalin punën për 11 ditë, nëse vazhdon mbyllja nuk do ta respektojnë

Në vendimin e sotëm të miratuar nga qeveria, shërbimet e gastronomisë pezullohen nga data 7 prill deri më 18 prill, ku Shoqata e Gastronomeve dhe Oda Ekonomike e Kosovës mbajtën një mbledhje urgjente sot.

Gastronomia po mbyllet për 11 ditë dhe për këtë, përfaqësuesi i shoqatës së Gastronomeve dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës po u lënë fajin politikanëve  dhe fushatës për rritjen e rasteve, derisa nuk e shohin gastronominë si arsyeje të rritjes së rasteve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se propozimi për mbylljen e bizneseve të gastronomisë dhe të qendrave tregtare ka qenë i pa negociushëm, pavarësisht pakënaqësive dhe mospajtimit për masat e reja.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi tha se ata për 11 ditë mbyllje nuk do të protestojnë por nëse masat vazhdohen pas 11 ditëve, qëndrimi i gastronomeve është që ata të mos dëgjojnë më qeverinë dhe do të vazhdojnë punën si më parë.

Kllokoqi shtoi se gastronomia po bëhet kurban i politikës edhe njëherë tjetër.


“Kjo ishte një mbledhje emergjente e shoqatës së Gastronomeve në kuadër të odës ekonomike të Kosovës, edhe njëherë politika po e bën faktorin, gastronomia po e paguan llogarinë, në nuk e marrim ngritjen e rasteve si shkak gastronomisë rritja e rasteve  është bërë si shkak të fushatave politike mirëpo edhe njëherë në po bëhemi kurban, për 11 ditë ne po mbyllemi, ne nuk e pranojmë këtë mbyllje mirëpo nuk do të protestojmë brenda 11 ditëve ne pas 11 ditëve nëse vendoset të shtyhet mbyllja do të bëjmë mos dëgjueshmëri qytetare, ne nuk do të pranojmë që pas 11 ditëve të jemi të mbyllur, ne përgjatë këtyre 11 ditëve do të zhvillojmë biseda me ministrinë e shëndetësisë, ministrinë e zhvillimit ekonomik dhe ministrinë e financave ku do të krijojmë rrethana lehtësuese për bizneset, subvencionimin e pagave, dhe heqjen e qirave po ashtu edhe grande për biznese”, tha ai

Kryetari i Odës ekonomike, Berat Rukiqi tha se në takimin e të shtunës me ministrinë e shëndetësisë, propozimi i masave të reja ka qenë i panegociueshëm dhe se nuk janë marrë parasysh pakënaqësitë e tyre.

Edhe Rukqi fajësoi politikanët në rritjen e rasteve me fushatën zgjedhore.

“Ne si odë ekonomike e kemi shpreh mospajtimin tonë edhe mbi faktin që shteti deri më tani nuk ka qenë i gatshëm me e përkrah ekonominë apo bizneset që janë dëmtu drejtpërdrejtë nga pandemia edhe me faktin tjetër që nuk është vetëm pjesa që lidhet me dy sektorë në këtë rast, apo me dy grupe të bizneseve por dëmet do të jene shumë më të mëdhaja edhe në sektorë tjerë të ekonomisë, një element tjetër që duhet të theksohet është që politika nuk ka më legjitimitet me propozu masa duke e ditë që në pjesën më të vështirë të pandemisë apo këtë numrin më të madh të rasteve që fatmirësisht po e shohim që sot dhe dje kanë fillu të zvogëlohen e kanë kriju vet politikanët me fushatat zgjedhore” tha ai.

Shërbimet e gastronomisë nga 7 deri më 18 prill, lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Lexo edhe

Video

error: