Gashi uron Fitër Bajramin: Të festojmë të ndarë fizikisht

Gashi uron Fitër Bajramin: Të festojmë të ndarë fizikisht

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar qytetarët dhe gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.

Kryetari Gashi, përmes këtij urimi ka theksuar se këtë Fitër Bajram, do e kremtojmë pa vizita familjare e tradicionale. Po ashtu, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse siç është shprehur ai: “pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!“

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të nderuar bashkëqytetarë,

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Pas një muaji me përplot përkushtim, sakrificë e devotshmëri, me lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.

Në këtë muaj ku mbizotëron solidariteti e kujdesi për nevojtarët, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për  të gjithë donatorët të cilët shtrin dorën e ndihmës dhe përkrahjes për familjet në nevojë.

 


Festa e Fitër Bajrami gjithmonë ka bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por këtë vit si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë globale Covid-19, atë do e kremtojmë, pa vizita familjare e tradicionale.

 

Duke falënderuar secilin prej jush, për bashkëpunimin e deritanishëm në luftimin e këtij armiku të padukshëm, ju bëjë thirrje që të vazhdoni të respektoni të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!

 

Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!

Me fat festa e Fitër Bajramit!

 

Xhafer

Lexo edhe

2 Comments

Comments are closed.

error: