Gashi takoi investitorët aplikues për zonën industriale në Llazarevë

Gashi takoi investitorët aplikues për zonën industriale në Llazarevë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka zhvilluar takime me investitorët, të cilët kanë parashtruar kërkesën për zhvillimin e bizneseve të tyre në zonën industriale në Llazarevë.

Të pranishëm në këto takime ishin edhe kryesuesi i Kuvendit Kkomunal të  Obiliqit Burim Gërguri, asambleistët dhe ekzekutivi.

Bizneset e pranishme me projekt-prezantimet e tyre ishin: mdp Plast, R&Rukolli shpk, Perfect Blue LLC, Globbus shpk, ELITA, NTSH Diari, PAVERS, Baruti Group, BUTRINTI dhe Bunsam Metal shpk.


Siç njofton Komuna e Obiliqit, kryetari Gashi gjatë takimeve fillimisht falënderoi përfaqësuesit e bizneseve që kanë zgjedhur Komunën e Obiliqit për t’i zhvilluar investimet e tyre, në të njëjtën kohë para të pranishmëve sqaroi procedurat ligjore të parapara sipas Ligjit për dhënien e pronave në shfrytëzim, po ashtu gjatë takimeve Kryetari Gashi theksoi se “Ne si ekzekutiv i Komunës së Obiliqit do ofrojmë mbështetjen tonë në aspektet procedurale dhe ligjore, si Komunë e Obiliqit jemi të interesuar që përmes zhvillimit industrial në zonën e Llazarevës këto investime të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Obiliqit përmes hapjes së vendeve të reja të punës, me prioritet punësimi banorët e Obiliqit, po ashtu investimet të jenë në përputhje me ligjet mjedisore pra pa efekte negative në mjedis, në të njejtën kohë të krijohen mundësi në financimin e projekteve të ndryshme në rritjen e hapësirave gjelbëruese”.

Takimet u shoqëruan me bashkëbisedime në mes përfaqësuesve të bizneseve dhe anëtarëve të Asamblese Komunale, ku çështjet me prioritet që u diskutuan ishin në aspektin e punësimit të banorëve të Obiliqit, aspekti mjedisor, aspekti strategjik i parcelave në zonën kadastrale në Llazarevë.

Këto takime u zhvilluan me kërkesë nga Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, me qëllim që anëtarët e Kuvendit Komunal të Obiliqit të jenë të njoftuar në mënyrë të detajuar për investitorët aplikues dhe në këtë mënyrë sipas ligjeve në fuqi dhe përgjegjësisë që ata kanë anëtarët e KK Obiliqit të vlerësojnë investitorët e duhur që të operojnë në Obiliq.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve u shprehen falënderues për mundësin e ofruar në prezantimin e planeve të tyre të biznesit dhe investimet e planifikuara.

Lexo edhe

error: