Gashi: Qeveria të ofrojë më shumë përkrahje për nivelin lokal

Gashi: Qeveria të ofrojë më shumë përkrahje për nivelin lokal

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri me të cilin ka biseduar për sfidat që kjo komunë po ballafaqohet në kohë pandemie.

Përmes një statusi në Facebook, Gashi ka thënë se nga Tahiri ka kërkuar që të ofrojë përkrahje për institucionet e nivelit lokal duke pasur parasysh se komunat janë institucioni i parë dhe më i afërt për qytetarët në këtë betejë me virusin Covid-19.

Ky është statusi i tij i plotë:


Sot, në një takim me Zv.kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Besnik Tahiri, e njoftova për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në komunën e Obiliqit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë, po ashtu, kërkova nga Zv.krye0ministri Tahiri, që Qeveria e Republikës së Kosovës të ofrojë përkrahje për institucionet e nivelit lokal duke patur parasysh se komunat janë institucioni i parë dhe më i afërt për qytetarët në këtë betejë me virusin Covid-19.

Në anën tjetër, Zv.kryeministri Tahiri, u zotua se institucionet qendrore do të përkrahin komunat në vazhdimësi, sepse sfida me këtë pandemi është e përbashkët  dhe përmes koordinimit ndër-institucional  do të ofrohen mundësi më të mira për qytetarët.

Xhafer Gashi

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: