Gashi: Qeveria Hoti ta kthejë shpresën e humbur të qytetarëve

Gashi: Qeveria Hoti ta kthejë shpresën e humbur të qytetarëve

Në seancën parlamentare ku pritet të zgjedhat qeveria e re, shefi I GP të LDK-së, Arben Gashi duke kërkuar nga deputet që ta votojnë këtë qeveri, theksoi se detyrë kryesore e Qeverisë Hoti është të kthejë shpresën te qytetarët e vendit, që sipas tij e kanë humbur qeverisjen e Albin Kurtit.

Megjithatë, tha se duhet ta ketë të qartë kjo qeveri, përgjegjësinë që e ka jo vetëm në raport me krizën ekonomike, por edhe për punësimet, procesin e tenderimit dhe dialogun me Serbinë.


“Një gjë duhet ta ketë të qartë kjo qeveri, përgjegjësinë që e ka jo vetëm në raport me krizën ekonomike, ku ne mendojmë se do të arrijë objektivat ndoshta më lehtë se secila qeveri tjetër. Nuk do të ketë mundësi që të arsyetohet se ishte krizë dhe nuk mund të qeverisnim mirë. Pra, krizën nuk do ta keni pretekst për dështim, sepse ne nuk do t’ua pranojmë. Kjo qeveri duhet të ketë parasysh edhe një element tjetër, mirëqeverisjen, që është kriteri esencial. Ne do t’iu monitorojmë si kuvend, nuk do të pranojmë asnjë lloj arsyetimi në rast se nuk do të kemi qeveri të suksesshme… Arsyet pse e disa e shohin me dyshim qeverinë, kanë të bëjnë me dy çështje kryesore, se a do të vazhdoj apo do të rrezikohet ndarja e Kosovës dhe elementi I dytë është a do të vazhdoj procesi I kapjes së shtetit. Ky është perceptimi i përgjithshëm publik. Marrëveshja me Serbinë, dialogu, njoha e ndërsjellë, kompetencat e asociacionit, këto janë çështje që duhet diskutohen në këtë parlament”, theksoi Gashi.

Gashi po ashtu theksoi se duhet të ketë transparencë të plotë në procesin e punësimit, që duhet të ketë kritere duke eliminuar nepotizmin dhe punësimet krahinore. I. Shabani/

 

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: