Gashi: Pozitën e presidentit nuk e kemi trajtuar me partnerët e koalicionit

Gashi: Pozitën e presidentit nuk e kemi trajtuar me partnerët e koalicionit

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se kanë siguruar votat për miratimin e qeverisë së re.

Derisa nuk ka publikuar emrat e kandidatëve për ministra nga LDK, Gashi tha se nesër Kryesia e LDK-së do të vendosë për këtë.

Shefi i GP të LDK-së ka theksuar në koalicionin me AAK-në dhe NISMA-në nuk kanë trajtuar edhe për pozitën e presidentit, teksa shtoi se për marrëveshjen e me Listën Serbe, këtë do ta bënë publike kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Sa i përket koalicionit me AKR-në, ai deklaroi se nuk e di a do të jetë edhe ky subjekt pjesë e qeverisë, por edhe nuk e ka mohuar një gjë të tillë.


Ndërsa, për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për të caktuar mbajtjen e seancës për formimin e qeverisë së re, ai tha se kjo çështje mbetet në diskrecionin e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, se kur do ta ftojë mbledhjen e kryesisë për caktimin e seancës.

Për programin qeverisës, Gashi tha se është i gatshëm, një ekstrakt i është shpërndarë deputetëve të koalicionit, ndërsa programi në një prej mbledhjeve të para të qeverisë do të aprovohet dhe do t’i dorëzohet Kuvendit.

 

 

 

Lexo edhe

error: