Gashi: Partia në pushtet mos të bërtasë, i ka numrat mund të vendosë

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po synon të mbrojë një pazar politik me deputeten Adelina Grainca, duke përdorur gjininë e saj.

Sipas Gashit, Grainca ka kaluar nga PDK në Vetëvendosje është bërë me një pazar politik dhe një gjë e tillë sipas tij nuk dallon nga rastet e mëhershme të cilat ishin kritikuar nga vet Lëvizja Vetëvendosje.

“Mos tentoni të fshiheni prapa gjinisë, barabarësia është elementi bazik, gratë dhe burrat e këtij Kuvendit janë të barabartë dhe nuk mbrohet as sulmohet askush për shkak të gjinisë dhe thirrja deri në qirrje e klithma e partive të pushtetit është e paarsyeshme, nuk ke nevojë me bërtitë, i keni numrat, votoni, vendosni, pse bërtisni, sepse jeni fajtor, sepse keni blerë, pra ju e keni sulmuar, anatemuar dhe deri në degradimin e gjuhës këtë Kuvend për shkak të blerjes, ku qenka dallimi mes deputetit Haxhi Shala deputetes Grainca, ku është dallimi”, ka thënë Gashi.


Gashi ka thënë se pushteti duhet të marrë përgjegjësi dhe të qeverisë me vendin meqë i ka numrat e mjaftueshëm.

“Pikërisht duke tentuar që të mbrohet një Pazar politik për shkak të gjinisë është mizogjeni. Pra pazari ka ndodhur, është deputete sit ë gjithë të tjerët, pa marrë parasysh ha është grua a është burrë, pra është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili ka ndërruar pozicionin politik për shkak të benificioneve të pretenduara, të deklaruara nga të tjerët”, ka thënë ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pritet të ketë debat parlamentar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia me Covid-19.

Lexo edhe

Video

error: