Gashi – Kurtit: Kur je kryeministër metaforat janë kot

Gashi – Kurtit: Kur je kryeministër metaforat janë kot

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së,  Arben Gashi i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se duhet t’i lërë metaforat pasi sipas tij, ato janë kot.  


Gashi kërkoi të di se cila është strategjia e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Këto metaforat e panevojshme që mund  të duken interesante në opozitë, kur je kryeministër janë kot fare… Cila është strategjia për dialog, cila është platforma sepse kur keni qenë ulur bërtisnit ‘platforma, platforma’, cila është platforma juaj kryeministër na thoni, kur keni qenë ulur këtu apo aty bërtisnit sa të mundeshit raport në kuvend, para çdo vizite dhe pas çdo vizite sa herë ke raportuar në dy vitet e gjysmë tuaj  si kryeministër sa herë dhe po ashtu kryeministër na akuzonit neve ‘Amelika Amelika, Amelika’ çka ndodhi në intervistën tuaj kur thatë që ‘unë nuk isha i informuar sesa serioze ishte gjendja në veri, e mora vesh nga ambasadori amerikan çka ndodhi’, çka është kjo metamorfozë e jotja. Apo prapë po ta përsëris një shprehje tënden ‘Amerika, Amerika, Amerika’, tap në pozitë të kryeministrit i harron krejt, ‘dialogu, dialogu’, tap në pozitë të kryeministrit  dialog , s’ka dialog, s’ka dialog prapë e në dialog pra kush jeni ku po e çoni Kosovën cili është qëndrimi juaj”, u shpreh Gashi. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video