Gashi i LDK-së: I kemi 64 vota, sot ose nesër nënshkruhet koalicioni qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës brenda ditës sotme ose së nesërme pritet ta nënshkruajë marrëveshjen bashkëqeverisëse me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet për të formuar qeverinë e ardhshme.

Posa të arrihet një gjë e tillë do të procedohet me seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Ky koalicion qeverisës i ka të siguruara votat e 64 deputetëve.

Kështu u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas takimit në selinë e partisë mes deputetëve, kryetarit Isa Mustafa dhe të propozuarit për kryeministër, Avdullah Hoti, por pa prezencën e kryetares së Kuvendit,  Vjosa Osmani, e cila është edhe deputete e LDK-së.

I pari i deputetëve të LDK-së tha se në takimin e sotëm nuk është prezantuar kabineti qeverisës, pasi ai fillimisht nga i propozuari për kryeministër Avdullah Hoti do t’i paraqitet kryesisë, e më pas të diskutohet.

I pyetur për mospublikimet e letrave të ndërsjella mes kryetarit Mustafa dhe presidentit Thaçi, Arben Gashi tha se ato nuk kanë bazë juridike dhe kushtetuese, por sipas tij Lëvizja Vetëvendosje mund të dërgojë dekretin e presidentit për mandatarin në Gjykatën Kushtetuese.


“Është e drejtë e kujtdo që konsideron se iu ka mohuar e drejta ose ka një veprim jo kushtetues nga Kuvendi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

 

 

 

Lexo edhe

Video

error: