Garë e zjarrtë për Top 4, ja ndeshjet e mbetura të Arsenalit e Tottenhamit

Garë e zjarrtë për Top 4, ja ndeshjet e mbetura të Arsenalit e Tottenhamit

Skuadra londineze Tottenham triumfoi sot në derbin kundër Arsenalit, duke e mposhtur këtë të fundit me shifrat 3:0, dhe duke ia vështirësuar punën në garën për Top 4.

Me fitoren e sotme, Tottenham ngjitet në kuotën e 65 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të katërt që uzurpohet nga Arsenali, përcjell KosovaPress.

Tani, me vetëm dy ndeshje deri në përfundim të Premier Ligës angleze, Tottenhami dhe Arsenali do të luftojnë kokë më kokë për biletën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami mund të jetë favorit në këtë garë me Arsenalin, pasi që në dy ndeshjet e fundit të tij do të përballet me skuadrat si Burnley dhe Norwichi.

Në anën tjetër, Arsenali do të ketë një punë më të vështirë, ku do të përballet me skuadrën e Evertonit, e cila është duke luftuar për mbijetesë, dhe me skuadrën e Newcastle që momentalisht zë vendin e 14 në tabelë.

Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të arrijë të sigurojë plasmanin drejt Ligës së Kampionëve, ku deri tani nga Premier Liga vetëm Liverpooli dhe Manchester City kanë siguruar kualifikimin, kurse Chelsea renditet në vendin e tretë me 70 pikë të arkëtuara.


Ndeshjet e fundit të Arsenalit dhe Tottenhamit në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Arsenal

16 maj, 21:00 Newcastle – Arsenal

22 maj, 17:00 Arsenal – Everton

Tottenham

15 maj, 13:00 Tottenham – Burnley

22 maj, 17:00 Norwich – Tottenham

Lexo edhe

Video