Garassus i ofron bashkëpunim MSH-së për shkëmbimin e përvojave për spitalet private
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Garassus i ofron bashkëpunim MSH-së për shkëmbimin e përvojave për spitalet private
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Është mbajtur takimi zyrtar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Presidentin e Unionit Evropian të Spitaleve Private (UEHP), Paul Garassus, si dhe përfaqësuesve të ASPKS.

Në takim janë diskutuar temat që do diskutohen në Konferencë Vjetore të ASPKS, si dhe Presidenti i UEHP shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me MSH për shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Spitalet Private në Kosovë në bashkëpunim me UEHP dhe Institucionet publike të Kosovës.

ASPKS si nikoqire dhe organizatore e Konferences Vjetore mbi Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë e cila do mbahet nesër me datë 11 dhjetor 2024 në Emerald Hotel, ku prezent do jetë Ministri i Shëndetësisë dhe akterët tjerë lokal dhe qëndror, si dhe anëtarët e ASPKS, do diskutojë rreth situatës aktuale të sfidave dhe kornizave ligjore në Shëndetësi si dhe do ketë mundësi të shkëmbej përvojat me anëtarët nga Unioni Evropian i Spitaleve Private.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025