Gara për vendin e parë, ja formacionet e mundshme të Napolit dhe Interit

Gara për vendin e parë, ja formacionet e mundshme të Napolit dhe Interit

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi italian në stadiumin “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 25 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Napoli shënoi fitore solide me rezultat 2:0 kundër Venezias, kurse Interi pësoi humbje me rezultat 2:1 nga rivali i përbetuar Milani, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm një pikë në tabelë, ku Interi vazhdon të jetë lider me 53 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Napolit, që zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 52 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Lozano dhe Tuanzebe, kurse te Interi do të mungojnë Bastoni, Correa, Gosens dhe Vecino.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Lobotka, Ruiz; Insigne, Zielinski, Politiano; Osimhen

Inter (3-5-2): Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

18:00 Napoli – Inter (Stadiumi Diego Armando Maradona)

Lexo edhe

Video