Ganz: Izraeli është gati të sulmojë Iranin

Ganz: Izraeli është gati të sulmojë Iranin

Izraeli është gati të sulmojë Iranin, tha sot ministri izraelit i Mbrojtjes Beni Ganz, në ditën kur u inaugurua në Teheran presidenti i ri iranian Ebrahim Raisi.

Ganz beson se aleatët perëndimorë “tani kanë arritur në pikën ku veprimi ushtarak kundër Iranit është i nevojshëm”.

“Po, Izraeli është gati të sulmojë Iranin. Ne kemi arritur në një pikë ku veprimi ushtarak kundër Iranit është i nevojshëm. Bota duhet të marrë masa kundër Teheranit tani,” tha Ganz për faqen izraelite Ynet, raporton Telegraph.


Sipas gazetës britanike, deklaratat e tij veprojnë si një përpjekje për të bërë presion ndaj Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara për të marrë një qëndrim më të fortë ndaj Iranit, i cili shkon përtej protestave dhe sanksioneve diplomatike.

Forcat ajrore izraelite kryen sulme ajrore në Liban për herë të parë në shtatë vjet, në hakmarrje për disa raketa të lëshuara përgjatë kufirit izraelit.

Libani dënoi sulmet dhe i quajti ato një përshkallëzim, ndërsa paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara apeluan për përmbajtje.

“Më herët gjatë ditës, raketat u hodhën nga territori libanez në territorin izraelit. Në këmbim, avionët tanë luftarakë sulmuan vendet ku u lëshuan raketat, si dhe infrastrukturën e përdorur për sulmin,” thuhet në “cicërimën” e ushtrisë izraelite.

Lexo edhe

Video

error: