Gakpo arrin në Angli për testet mjekësore te Liverpooli

Gakpo arrin në Angli për testet mjekësore te Liverpooli

Cody Gakpo ka arritur në Angli për të përfunduar testet mjekësore te Liverpooli, në prag të transferimit te gjiganti anglez, raporton “Sky Sports”.

Liverpooli dhe PSV arritën marrëveshje për transferimin e Gakpos në merkaton dimërore, për një shumë prej 41 milionë eurosh, përcjell KosovaPress.


Jurgen Klopp ishte vendimtar për ta kompletuar transferimin e yllit holandez. Trajneri i Liverpoolit e dëshironte një sulmues krahu të ri për shkak të lëndimeve, dhe bordi vendosi që të vepronte shpejtë.

Gakpo do të nënshkruajë kontratën e tij me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2028.

Lexo edhe

Video