Gafuri zbulon detaje nga konventa e katërt “Suksesi është qëllimi yt”

Eventi më i madh në vend po vjen së shpejti me mundësi fantastike për të nuhatur suksesin. Konventa më e madhe në vend që mbledh në një vend udhëheqësit më të suksesshëm dhe personat që para vetes kanë vënë synime të qarta për aftësim profesional dhe për përgatitje në fushën e ndërmarrësisë dhe të tregut.

Kjo është konventa e katërt “Suksesi është qëllimi yt” që do të mbahet këtë muaj me datë 23 tetor në një formë hibride me prezencë fizike por edhe online, duke dëshmuar kështu për vazhdimësinë dhe vet suksesin e kësaj konvente.

Trajneri i shitjes, autori i shumë shkrimeve në lëminë e biznesit dhe njëherit organizatori i kësaj konvente, Denis Gafuri, zbuloi për KosovaPress detaje nga konventa që pritet të mbahet më 23 tetor në Prishtinë.


Gafuri fillimisht foli për konventën e fundit, atë që u mbajt në dhejtor të vitit të kaluar, duke treguar eksperiencat e pjesëmarrësve.

Gjithashtu, ai zbulon edhe disa prej folësve përmes të cilëve do të trajtohen tema shumë të rëndësishme në të bërit biznes dhe arritjen e suksesit dhe ngritjes profesionale.

Gafuri tregon edhe se për kë është kjo konventë, kush mund të marrë pjesë dhe cilat do të jenë përfitimet prej saj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: