Gabim fatal nga Interi në luftën për titull, mposhtet nga Bolonja

Gabim fatal nga Interi në luftën për titull, mposhtet nga Bolonja

Interi ka pësuar disfatë nga Bolonja në ndeshjen e prapambetur të Serie-A duke u mposhtur me rezultat 2-1 edhe pse fillimisht ishin në epërsi.

Ivan Perisic e gjeti golin e avantazhit për “Neroazzurrët” pas vetëm tre minutave lojë me një gol të bukur nga jashtë zonës, por shifrat i barazoi Marko Arnautovic duke realizuar me kokë në minutën e 28’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, transmeton KosovaPress.


E derisa Interi po e kërkonte golin e fitores, ishte portieri Radu i cili bëri një gabim amatoresk të cilin e shfrytëzoi shumë mirë Sansone në minutën e 82’ duke realizuar për 2-1.

Kështu In\teri mbetet dy pikë prapa rivalit lokal Milanit që e ruan vendin e parë me 74 pikë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në mbyllje të kampionatit.

Lexo edhe

Video