Katie Price është një nga personazhet më të famshme të showbiz-it në Britaninë e Madhe.
Ajo ka provuar të bëjë karrierë në modë, muzikë, televizion dhe “reality show”, duke u bërë një nga fytyrat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar… ose jo.
Kjo për shkak se Katie Price ka ndryshuar shumë herë fytyrën me operacione plastike. Të fundit e ka bërë muajin e kaluar.
Në fotogalerinë e mësipërme ju tregojmë fytyrat e shumta të Katie Price përgjatë viteve.