Futbollisti i njohur: Mourinho më quajti bërllok

Futbollisti i njohur: Mourinho më quajti bërllok

Përderisa ende po tentonte ta gjente veten në ekipin e parë të Chelseat, Kurt Zouma ishte tronditur kur Jose Mourinho i ishte afruar një ditë dhe nuk e kishte kursyer aspak me kritika.

Mbrojtësi i Chelseat e ka rrëfyer rastin kur Mourinho e kishte quajtur atë “bërllok” pas një paraqitje të tij të dobët në ndeshje të zhvilluara para disa viteve.


“Nuk e mbaj mend se çfarë ndeshjeje po e luanim. Ishim duke humbur me rezultat 3:1 dhe po luanim si mysafirë. Ditën vijuese, ai [Mourinho] m’u afrua, më mori në zyre dhe më pyeti se a isha në rregull. Unë iu përgjigja që po dhe ai më pyeti se a isha i sigurt. Unë i thashë po përsëri dhe ai u përgjigj duke më thënë: “Sepse ti ishe bërllok këtë fundjavë”. E tha ashtu, direkt. Mua më tronditi, por gjithashtu më bëri t’ia vendos vetes qëllim t’i kthej atij përgjigje menjëherë në fushën e lojës. Mbaj mend se ai rast më kishte lënduar, kishte pasur shumë ndikim te unë. Unë erdha këtu si 19-vjeçar dhe ai ma dha mundësinë të luaj. Nuk e di se çfarë mendojnë tjetër, por unë nuk pajtohem me idenë se Mourinho s’u jep mundësi lojtarë të rinj”, shtoi ai.

Jose Mourinho e kishte sjellë Kurt Zouman si 19-vjeçar në Stamford Bridge nga Saint-Etienne në vitin 2014 dhe Zouma ishte befasuar nga sjellja dhe veprimet e trajnerit portugez.

Video

error: