Futbollistët e FC Lirisë po e luftojnë koronavirusin duke i hequr flokët në stilin e njejtë

Futbollistët e FC Lirisë po e luftojnë koronavirusin duke i hequr flokët në stilin e njejtë

Futbollistët e FC Lirisë nuk kanë ndaluar për as edhe një ditë të vetme seancat stërvitore, ani pse ata tashmë po i kryejnë ato në mënyra individuale, pasi që stërvitjet në mënyrë grupore janë të ndaluar dhe kampionati është i pezulluar. Përveçse po e sfidojnë pandeminë e ‘koronavirusit’, futbollistët e klubit prizrenas gjithashtu kanë vendosur ta luftojnë atë duke krijuar një model të njejtë frizurash.

Vilson Lila, Qëndrim Gashi, Jasmin Muhovic dhe Vigan Rexhaj tashmë i kanë hequr të gjitha flokët dhe kanë krijuar një model të ngjajshëm sikurse kapiteni i tyre Robert Gjeraj.


Atmosfera duket fantastike në kampin prizrenas dhe rifillimi i kampionatit mezi po pritet.

Liria që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar për objektiv këtë edicion ka rikthimin në Superligë.

error: