Futbolli drejt ndryshimit, FIFA prezanton teknologjinë e re për offside – foto

Futbolli drejt ndryshimit, FIFA prezanton teknologjinë e re për offside – foto

Përdorimi dhe zbatimi i ligjit të pozitës jashtë loje, të njohur ndryshe si offside, duket se është bërë më i diskutueshëm që kur VAR-i erdhi në skenë.

FIFA ka njoftuar se një sistem i ri jashtë loje gjysmë-automatike do të zbatohet në Kupën e Botës “Katar 2022” në nëntor të këtij viti.


Sistemi i ri, i cili duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një paraqitje 3D të lojës brenda sekondave dhe t’i dërgojë një alarm gjyqtarit për të përcaktuar nëse një lojtar ishte jashtë loje apo jo, përcjell KosovaPress.

Siç u përmend nga “Diario AS”, nuk është ende e qartë nëse teknologjia do të përdoret gjatë 90 minutave apo nëse do të aplikohet vetëm gjatë rishikimeve të VAR-it.

Foton se si duket ky projekt e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video