Fundjava me të reshura shiu dhe bubullima

Fundjava me të reshura shiu dhe bubullima

Fundjava do të jetë me mot më jostabil, me të reshura shiu dhe bubullima. Kurse, në fillim të javës së ardhshme temperaturat do të jenë në rënie të lehtë.


Prishtina Ëeather ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm po paraqitet nga fundjava mbi vendin tonë. 

“Ditën e shtunë do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, me reshje shiu përreth viseve malore. Të dielën do të ketë zhvillime edhe të rrebesheve të shiut me bubullima. Më shumë të reshura shiu paraqiten ditën e hënë dhe të martë, ku të hënën mund të jenë më të vazhdueshme, e të martën edhe me bubullima.  Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, derisa pasdites mundësi për rrebeshe të shkurta shiu. Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë fundjave do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. 30.04 – Diell e vransira.  Vonë pasdite përreth viseve malore priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima. 1.05 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe shiu me bubullima. 2.05 – Kryesisht vranët e më freskët.  Paradite riga lokale shiu, e pasdite reshje më të vazhdueshme shiu. 3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima. 4.05 – Vransira e diell.  Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën. Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video