Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell

Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell

Fundjava me mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme reshje lokale shiu dhe rënie e temperaturave.

Sipas Prishtina Weather, në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Nga dita e hënë pritet shtim i vranësirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë. Prej së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.  Temperaturat pësojnë rënie.


Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditën e shtunë, e të dielën dhe të hënën, herë-herë mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e shkurtimisht edhe në të dobëta.

“25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell. 26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. 27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vranësirat gjatë ditës do të shtohen.  Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu. 28.09 – Vranësira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. 29.09 – Më freskët e kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielën e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.

Lexo edhe

Video