Fundjava më e ngrohtë

Fundjava më e ngrohtë

Prishtina Weather ka njoftuar se fundja do të jetë me më shumë diell.


Sipas Prishtina Weather, nesër të reshurat lokale që paraqiten sonte natën, vazhdojnë vende-vende edhe herët në mëngjes të shtunën. 

“Ditën mund të ketë më shumë intervale me diell, po nuk përjashtohen mundësi edhe për zhvillime të reshjeve lokale të shiut. Nga dita e diel do të jetë më ngrohtë. Të dielën edhe me vranësira kalimtare, ndërkaq ditëve të para të javës së ardhshme më shumë diell. Ditën e martë përreth zonave malore me mundësi për riga lokale shiu. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, vlerat kalojnë edhe në të dobëta, shkaku i koncentrimeve të rritura të ndotësve ajror pranë sipërfaqes. 23.04 – Vranësira dhe intervale me diell.  Herët në mëngjes e pasdite priten mundësi për reshje lokale shiu. 24.04 – Më ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare. 25.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë. 26.04 – Mbetet ngrohtë e kryesisht me diell.  Pasdite rreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu. 27.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Temperaturat në rritje gjatë fundjavës, më pas në rënie të lehtë.  Minimalet luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet shkojnë deri në 23C të dielën, e më pas zbresin në 20C e 21C”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video