Fundi i FPF-së, UEFA po vjen me rregulla të reja

Fundi i FPF-së, UEFA po vjen me rregulla të reja

Viti 2020 mund të jetë i fundit sa i përket aplikimit të rregullit të Fair Play Financiar të vendosur nga UEFA pasi ai pritet të largohet së shpejti dhe organi më i lartë i futbollit evropiane pritet të propozojë një ide të re për ta ruajtur pragun e shpenzimeve të klubeve.

Ka raporte se UEFA do të zëvendësojë Fair Play Financiar me një kufi mbi pagat e klubeve për lojtarët dhe një taksë luksoze po ashtu, duke kufizuar faturën e pagave në 70 përqind të të ardhurave.

Sipas gazetës “The Times”, planet do të paraqiten muajin tjetër dhe UEFA shpreson që t’i bëjë zyrtare ndryshimet vitin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.


Raportohet se kufiri i ri do të kufizojë shpenzimet për pagat në rreth 70 përqind të të ardhurave të një klubi.

Nëse klubet shkelin atë kufi, atëherë ata duhet të paguajnë një taksë luksi që rishpërndahet te klubet e tjera.

Sidoqoftë, eksperti sportiv i “New York Times”, Tariq Panja tashmë ka paralajmëruar se taksa thjesht do të faktorizohet si një kosto biznesi.

Roli i Fair Play Financiar tashmë e ka humbur kuptimin pasi Manchester City shpenzoi mbi 100 milionë euro për Jack Grealish ndërsa Paris Saint-Germain e ka mbushur skuadrën yje për të cilët do të paguajë paga marramendëse.

Lexo edhe

Video