Fulham-Liverpool/Klopp vendos mes Firminos dhe Nunez, ja formacionet zyrtare – foto

Fulham-Liverpool/Klopp vendos mes Firminos dhe Nunez, ja formacionet zyrtare – foto

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku gjiganti anglez Liverpool është mysafirë i skuadrës së Fulhamit.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Craven Cottage”, ndërsa takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në mars të vitit 2021, përcjell KosovaPress.

Asokohe, Liverpooli pësoi humbje si vendas në “Anfield Road”, duke u mposhtur 1:0 nga Fulhami me golin e Mario Leminas.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Jota, Jones, Kelleher, Konate dhe Oxlade-Chamberlain, kurse te Fulham mungojnë Chalobah dhe Wilson.

Të dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët me të cilët do ta fillojnë këtë ndeshje, ku Klopp ka zgjedhur mes Firminos dhe Nunez, duke e lënë këtë të fundit në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video