FSSHK kërkon nga qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës zgjidhje afatgjate për minatorët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë takuar Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ku u njoftuan për së afërmi me gjendjen e përgjithshme të grevistëve.
“Delegacioni në krye me Kryetaren e FSSHK-së, dy nënkryetarët dhe Përfaqësuesen e Regjionit Sindikal të Mitrovicës takuan Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëe të Trepçës. Gjatë takimit u njoftuan më përsëafërmi me gjendjen e përgjithshme të Grevistëve pas 27 ditëve në Grevë të cilëve FSSHK ju ofroi ndihmë dhe mbështetje morale,duke i përkrahur kërkesat dhe veprimet e tyre”, thueht në njoftim.
Për FSSHK thuhet se është e papranueshme dhe e patolerueshme situata me kushtet e punës së Minatorëve, me mjetet themelore të punës me afat të skaduar dhe pa pajisje personale adekuate për punë.
“E drejta në pagë është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligjin e Punës, mos pagesa e Minatorëve për dy muaj rresht nuk ka asnjë justifikim, përpos mungesë e menaxhimit dhe funsksionimit nga ana e menaxhmentit të Trepçës. FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të gjinden një zgjidhje afatgjate për daljen nga kriza në mënyrë që Minatorët të kthehen në vendin e punës të qetë dhe pa brenga”, thuhet në njoftim.