FSShK fton mjekët e vaksinuar në Kukës të marrin dozën e dytë

FSShK fton mjekët e vaksinuar në Kukës të marrin dozën e dytë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars 2021 të paraqitën më datë 24  maj 2021 duke filluar nga ora 12:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë  për ta marrë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.


“Të gjithë punëtorët shëndetësorë duhet të kenë me vete kartelën e verifikimit të marrjes së dozës së parë në Kukës, për t’u futur në sistemin e Republikës së Kosovës. Ndërsa ata të cilët e kanë marrë me datë 27 mars 2021 do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e FSShK-së.

Kujtojmë se  500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me Astra Zeneca në Kukës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: