FSK pjesë e Konferencës së Qendrave Evropiane të Trajnimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Evropë.

FSK ka njoftuar se komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të kësaj konference dyditore.

“Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjese në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Europe. Komandanti i KDS-së Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim  Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të diskutimeve dy ditore për Ndërveprueshmerinë e Qendrave trajnuese, zhvillimi dhe modernizimi i Qendrave Trajnuese Ushtarake në sisteme virtuale, analizë dhe mësimet e nxjerra nga lufta në Ukraine, si dhe mundësit e realizimit të eksperimentimeve të Teknologjisë së re, procedurave dhe Doktrinës me qëllim të modernizimit të ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s”, njofton FSK-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024