FSK përfundon me sukses stërvitjen e përbashkët ushtarake me amerikanët në Gjermani

FSK përfundon me sukses stërvitjen e përbashkët ushtarake me amerikanët në Gjermani

Kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022” në Gjermani.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se stërvitja kishte për synim  vlerësimin e gatishmërisë së njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore “Sky Soldiers”, për të ekzekutuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse.


Komanda e 7-të e Stërvitjes së Ushtrisë Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit, për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Stërvitja “Saber Junction’2022” promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, forcon aftësitë e partnerëve, mundëson SHBA-së të vendosë pajisjet më moderne për të gjitha misionet dhe ndërton ndërveprim dhe bashkëpunim midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, ka përfunduar Mehaj.

Lexo edhe

Video