FSK-ja pjesë e Garës Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

FSK-ja pjesë e Garës Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

Forca e Sigursië së Kosovës po vazhdon stërvitjet bashkë me shtetet tjera anëtare dhe partnere të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se FSK me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”.

Ai ka thënë se kjo është edhe një mundësi që të konfirmojnë shkathtësitë dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky është statusi i tij i plotë:


FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mirë 2021”.

Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që ne të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të  NATO-s.

Forca djema dhe vasha tona!

Kemi besimin maksimal në ju!

Lexo edhe

Video

error: