Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në Deiq të Klinës, kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit.
Në një njoftim për media thuhet se pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi V.K. është gjetur pa shenja jete.
Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.