FSK e gatshme të ndihmojë banorët e Kamenicës për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm

FSK e gatshme të ndihmojë banorët e Kamenicës për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, Meriton Ramabaja, së bashku me drejtorin e Hidromoravës njësia në Kamenicë, Sherif Thaçi dhe zyrtarin Milaim Limoni, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, major Driton Rexhepi.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me shpalljen e gjendjes së gatishmërisë emergjente për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në Komunën e Kamenicës, si dhe shqyrtimin e mundësive për ndihmë nga FSK dhe Ministria e Mbrojtjes.

Ramabaja tha se mirëpresin çdo ndihmë që ofrohet për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.


“Ne si komunë mirëpresim çdo ndihmë që na ofrohet dhe që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, sidomos në zgjidhjen e problemeve të kahmotshme me ujë. Jemi falënderues për takimin dhe gatishmërinë e treguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes”, tha Ramabaja.

Nga ana tjetër, Rexhepi ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar banorët e Komunës së Kamenicës me të gjitha kapacitetet që ata kanë.

“Si FSK, dhe në koordinim të vazhdueshëm edhe me ministrin Meha, jemi të gatshëm t’i dalim në ndihmë banorëve të kësaj ane, në zgjidhjen e këtij problemi, me aq kapacitete sa mundemi”, u shpreh Rexhepi.

Lexo edhe

Video