Fshati Korishë del nga karantina

Fshati Korishë del nga karantina

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar se fshati Korishë ka dalur nga zona e karantinuar. Megjithatë, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk duhet të ketë relaksim dhe duhet vazhduar me respektimin e masave parandaluese.


Haskuka ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi.

“Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar. Falënderoj të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe. Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi”, ka shkruar Haskuka në facebook.

Lexo edhe

Video