Frymëzim Isufaj emërohet konsull në Nju Jork

Frymëzim Isufaj emërohet konsull në Nju Jork

Kosova ka mbetur pa ambasadorë të plotfuqishëm në Uashington, Bruksel e Londër.

Nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Vlora Çitaku ende mbetet në detyrë deri në emërimin e ambasadorit të ri, edhe në Belgjikë e Angli përfaqësia diplomatike e shtetit udhëhiqet nga të ngarkuarit me punë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë deklaruar se së shpejti do lëvizin me emërimin e ambasadorëve të rinj, por nuk dhanë emra se kush mund të jenë ata.


“MPJD është në fazën finale të konsultimeve të brendshme për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe procedurale për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj diplomatik në kryeqendrat me rëndësi strategjike për ruajtjen dhe avancimin e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e MPJD-së, raporton Klan Kosova.

Përpos kësaj, në misionin diplomatik të Kosovës  në SHBA, nga ministria konfirmuan se Frymëzim Isufaj ka nisur punën në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork, kjo pas akreditimit zyrtar.

Zëvendëskryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Fitore Pacolli, akuzon partitë në pushtet se nuk po merren vesh për emrat që do t’i dërgojnë për ambasadorë të rinj nëpër botë./Klan Kosova/

Video

error: