Frikë dhe panik në Itali, tërmet në verilindje të Romës

Frikë dhe panik në Itali, tërmet në verilindje të Romës

Një tërmet i shkallës 3.3 Richter është regjistruar në orën 5.03 të mëngjesit të sotëm në zonën verilindore të Romës.

Lëkundja sizmike ka pasur një thellësi 10 km nën tokë e epiqendër 5 km nga komuna Fonte Nuova në provincën e Romës.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm duke shkaktuar panik e frikë në orët e para të këtij mëngjesi dhe pse deri më tani raportimet flasin se nuk ka dëme materiale e as persona të plagosur.


Tërmeti është shoqëruar me një zhurmë të fortë e më pas me një mot të keq dhe është ndjerë veçanërisht në komunat Fonte Nuova, Monterotondo, Tivoli, Guidonia Montecelio.

Mjaft banorë kanë qëndruar në rrugë duke pritur zbardhjen e ditës.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë territorin  provincës së Romës./OraNews/

Lexo edhe

error: