Frika nuk ndal afganët, pas shpërthimeve nisën sërish drejt aeroportit të Kabulit

Frika nuk ndal afganët, pas shpërthimeve nisën sërish drejt aeroportit të Kabulit

Të dëshpëruar, qytetarë të shumtë afganë u përpoqën të ktheheshin në aeroportin e Kabulit ditën e premte, pavarësisht atentateve vetëvrasëse të një dite më parë.

Banorët deklaruan se rrugët për në aeroport ishin të bllokuara, por sërish ata shpresonin të arrinin atje dhe të evakuoheshin.

 “Jetët tona janë në rrezik. Situata këtu nuk është e mirë dhe e gjithë bota duhet ta dijë këtë”, u shpreh një qytetar afgan, raporton euronews.al.

Të tjerë thanë se frika për atentate nuk do t’i ndalë.


“Rrugët janë të bllokuara dhe njerëzit nuk lejohen të kalojnë, as ata që kanë punuar për institucionet e huaja, apo gazetarët. Situata është shumë e rëndë dhe jetët tona janë në rrezik”, tha një tjetër qytetar afgan.

Ndërkohë, shumë afganë të tjerë po përpiqen të kalojnë kufirin për në Afganistan. Sipas një përllogaritjeje të Agjencisë së OKB-së për refugjatët, gjysmë milion afganë mund të kalojnë kufijtë e vendit për t’i shpëtuar dhunës së talebanëve.

Guerrilasit morën nën kontroll pushtetin në Afganistan më herët gjatë muajit, ndërsa më 15 gusht hynë në Kabul, ku zaptuan pa hasur rezistencë pallatin presidencial.

Pavarësisht se kanë deklaruar se nuk do të ushtrojnë dhunë, pasi nuk duan armiq të rinj apo të vjetër, OKB raporton se talebanët kanë kryer ekzekutime të shumta, kryesisht në dëm të afganëve që kanë punuar për shërbimet e huaja diplomatike.

Lexo edhe

Video