Francesco Totti kapet në plazh me të dashurën 12 vjet më të re
Magazina
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Paparacët nuk kanë mundur t'i shpërqendrojnë, ndaj çifti ka shijuar diellin dhe koktejet këto ditë në një plazh në Majami.

Futbollisti 48-vjeçar filloi një lidhje me Noemi Bocchi pas divorcit nga prezantuesja televizive Ilary Blasi në vitin 2022 pas 17 vjet martesë. Ata kanë tre fëmijë - djalin Cristian dhe vajzat Chanel e Isabel.

Mediat italiane shkruanin se Totti tradhtoi Ilary me Noemi. Sipas Il Messaggero, Totti dhe Bocchi janë duke pritur që të finalizohet divorci i tij në mënyrë që të martohen.

Bocchi (36) është një modele dhe prezantuese televizive italiane. Ajo ka studiuar në Universitetin Lumsa në Romë dhe ka qenë e martuar me biznesmenin Mario Caucci me të cilin ka dy fëmijë. Ata u martuan në vitin 2011, por vendosën të divorcohen në vitin 2018. Katër vjet më vonë, Noemi filloi të takohej me Tottin.

Francesco Totti është një nga futbollistët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave. Ai e kaloi karrierën në Romë duke shënuar 307 gola në 786 ndeshje dhe fitoi kampionatin italian në 2001. Me klubin e jetës fitoi dy kupa të tjera dhe një superkupë dhe me Italinë ishte kampion bote në Gjermani më 2006.

Totti e mbylli karrierën profesionale shtatë vjet më parë, por tani mendon të rikthehet: "Kishte klube nga Seria A që më thirrën. E pranoj që më bënë të mendoj pak. Është e vështirë për t'u arritur, por kurrë mos thuaj kurrë në jetë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024