Francë-Poloni, formacionet zyrtare

Francë-Poloni, formacionet zyrtare

Franca dhe Polonia do të luftojnë kokë më kokë për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Ballafaqimi ndërmjet tyre pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, sidomos për shkak të cilësive të mëdha që të dy kombëtaret i kanë në fazln ofanzive, raporton KosovaPress.

Franca që është kampion bote në fuqi shihet si favorit për të vazhduar tutje, por Robert Leëandoëski me shokë do të kërkojnë që t’ia ndalojnë këtë objektiv.


Karim Benzema dhe Lucas Hernandez janë mungesat në radhët e francezëve, kurse polakët janë të kompletuar për këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Franca: : Lloris, Kounde, Upamecano, Varane, Th.Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Giroud, Mbappe.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Kaminski, Krychowiak, Zielinski; Szymanski; Lewandowski

Lexo edhe

Video