Do të zhvillohet një ndeshje e kategorisë së rëndë sonte me fillim nga ora 18:10 ndërmjet Francës dhe Belgjikës në “Merkur Spiel-Arena” në Düsseldorf, me të dy këto kombëtare që synojnë kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Trajneri i Francës Didier Deschamps nuk ka probleme të mëdha me listën për t'u marrë përpara ndeshjes së raundit të 16-të. Trajneri i Francës ka në dispozicion të gjithë skuadrën e tij. Sulmuesi Kylian Mbappe, luajti 90 minutat e plota kundër Polonisë dhe është i gatshëm edhe për sot.
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann, Thuram, Mbappe.
Belgjika: Casteels; Theate, Vertonghen, Faes, Castagne; Doku, Onana, Openda; Carrasco, Lukaku, De Bruyne.