Franca thotë se nuk ka asnjë marrëveshje për armëpushim në Ukrainë

Franca thotë se nuk ka asnjë marrëveshje për armëpushim në Ukrainë

Pallati Elysee, në një deklaratë bëri të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje në horizont për një armëpushim në Ukrainë, pasi presidenti francez Emmanuel Macron diskutoi me homologët e tij rus dhe ukrainas veçmas të martën.

“Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, por presidenti Macron mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij. Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave me mirëbesim midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratë.


Telefonata mes Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin ka zgjatur për një orë, sipas Pallatit Elysee.

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, Macron ka mbajtur një linjë komunikimi të hapur si me Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke përfshirë telefonatat sot, Macron ka biseduar me Putin-in tetë herë dhe me Zelensky-n 17 herë që nga fillimi i pushtimit rus muajin e kaluar, sipas CNN.

Lexo edhe

Video