Franca organizon konferencën ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Franca do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën, për të forcuar qëndrueshmërinë civile të vendit gjatë dimrit.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, arritën një marrëveshje për organizimin e konferencës gjatë një bisede telefonike”, njoftoi Pallati Élysée.

“Furnizimi me ujë dhe infrastruktura elektrike e Ukrainës kanë pësuar dëme të mëdha pas sulmeve ruse. Duhet të veprojmë përpara se të nis dimri”, shkroi Macron në Twitter.

“Ne do të mobilizojmë shpejt komunitetin ndërkombëtar dhe sektorin privat”, shtoi ai.

“Përgatitjet për konferencën e Parisit më 13 dhjetor duhet të fillojnë së shpejti”, tha pallati.

Një konferencë dypalëshe më 12 dhjetor do të shërbejë për të mobilizuar kompanitë franceze.

Macron dhe Zelensky diskutuan gjithashtu situatën aktuale në terren dhe zhvillimet e fundit në kundërsulmin e Ukrainës.

“Siç i konfirmova këtë mëngjes presidentit Zelensky, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të rritur mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e saj ajrore”, shkroi Macron në Twitter, shkruan ATSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024