Franca ndalon përdorimin e ambalazheve plastike për frutat dhe perimet

Franca ndalon përdorimin e ambalazheve plastike për frutat dhe perimet

Vendet evropiane duan të reduktojnë përdorimin e plastikës dhe ato po prezantojnë masa të ndryshme për të inkurajuar konsumatorët të zgjedhin paketim më miqësor ndaj mjedisit.

Në pak më shumë se një muaj, nga fillimi i vitit të ardhshëm, Franca do të ndalojë përdorimin e ambalazheve plastike për pothuajse të gjitha frutat dhe perimet, transmeton Hina.

Lajmin se nga viti i ardhshëm frutat dhe perimet nuk do të ambalazhohen në ambalazhe plastike, francezët mezi e kanë pritur. Në Francë, një e treta e frutave dhe perimeve shiten në ambalazh, dhe në gjysmën e rasteve janë plastike.

Rregullat e reja zbatohen për 30 lloje të ndryshme. Në listë përfshihen ndër të tjera preshi, domatet, mollët, bananet dhe portokajtë. Por jo të gjithë klientët mendojnë se ndalimi i ambalazheve plastike është i mirë.


Një opsion është shitja e frutave dhe perimeve me shumicë. Por nuk është e mundur të shiten të gjitha llojet e frutave dhe perimeve në këtë mënyrë. Për shembull, dredhëzat dhe mjedrat që dëmtohen lehtësisht.

“Nëse e vendosim në ambalazh kartoni, klientët nuk do të mund të shohin më cilësinë e frutave dhe perimeve. Dhe jo vetëm klientët, por edhe punonjësit tanë të cilët nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë freskinë e produktit”, tha Bertrand Swiderski, drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Carrefour.

Për këtë arsye dredhëzat dhe kërpudhat do të mund të shiten në paketim deri në vitin 2026. Perimet që priten në feta gjithashtu nuk do t’u nënshtrohen rregullave të tilla.

Plani është që deri në vitin 2026, të gjitha frutat dhe perimet të jenë në ofertë pa ambalazhe plastike.

Lexo edhe

Video