Franca mposht Belgjikën, kalon në finale të Ligës së Kombeve

Franca mposht Belgjikën, kalon në finale të Ligës së Kombeve

Ka përfunduar derbi mes Kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Francës, ku pas 90’ minutave lojë mysafirët kanë arritur të shënojnë fitore në stadiumin “Allianz” të Torinos.

Franca ka shënuar fitore dramatike kundër Belgjikës me rezultat të ngushtë 3:2, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Belgjika në minutën e 37’ të ndeshjes, ku Yannick Carrasco shënon për 1:0. Tre minuta më vonë, rezultatin e dyfishoi ylli i Chelseat Romelu Lukaku, ku me golin e tij përfundoi edhe pjesa e parë.


Pjesën e dytë më mirë e filloi Kombëtarja e Francës, ku sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema shënon në minutën e 62’ për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Shtatë minuta më vonë, “Gjelat” gjejnë golin e barazimit, ku sulmuesi Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 69’ për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Kur ndeshja ishte drejt fundit, dhe barazimi ishte i pashmangshëm, mbrojtësi i krahut të majtë, njëkohësisht heroi i francezëve shënon golin e tretë dhe të fitores për Francën në minutën e 90’+2 shtesë, kështu duke e përmbysur rezultatin kundër Belgjikës në 3:2.

Me këtë fitore, Kombëtarja e Francës do të përballet me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve, kurse Belgjika do të zhvillojë ndeshje kundër Italisë në garën për vendin e tretë të këtij kompeticioni.  

Lexo edhe

Video

error: