Franca mban peng Kosovën për liberalizimin e vizave

Franca mban peng Kosovën për liberalizimin e vizave

Franca, e cila është duke e udhëhequr presidencën e BE-së, vazhdon të jetë ndër vendet skeptike duke mbajtur peng heqjen e regjimit te vizave për Kosovën.

Top News, duke cituar burime diplomatike nga Ministria e Jashtme franceze, thotë se edhe pozicioni i BE-së është se Kosova nuk i ka plotësuar efektive të gjitha 95 kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

Ndërkohë, Zyra e Komisionit Evropian thotë nga ana e tjetër se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.


Gjashtëmujori i presidencës franceze nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së pasi nga Parisi zyrtar vazhdojnë të deklarojnë se Kosova ende nuk i ka plotësuar në mënyrë të prerë kushtet e caktuara nga Brukseli.

Megjithatë, Franca do të organizojë një samit për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës së saj dhe Kosova do të jetë e përfshirë ngushtë në përgatitjen e këtij samiti.

Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet gjeografike të presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe do të jetë temë e një konferencë në qershor.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.